Një person është gjetur pa shenja jete dje në Podujevë.
Rasti është raportuar në polici dje rreth orës 13:45, ku sipas raportit policor thuhet se një person i moshës 65-70 vjeçare është gjetur pa shenja jete i shtrirë në tokë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML.
Rasti është duke u hetuar.