Sot bëhet obduksioni i 16-vjeçarit të vrarë dje në Prishtinë

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 09:34 | Nga

Trupi i pajetë i 16 vjeçarit të vrarë dje në Prishtinë është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu kryer obduksioni.

Trupi i tij është gjetur dje rreth orës 11:00 nga Policia e Kosovës, kurse dyshohet se u qëllua me katër plumba. Obduksioni i trupit të ndjerit pritet të bëhet sot.

Këtë e ka kofirmuar Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ai ka thënë se sot do të kryehn ekzaminimet e nevojshem. Aulon Zeka ka jetuar në “Kodrën e Trimave” afër shkollës “Zenel Hajdini”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme