Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama u pyet në “Porta e Porta” të Bruno Vespës për Kristi Reçin e cila ndërroi jetë nën rrënjat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, dhe ai e pranoi për herë të parë se ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama.
Ai tha se nuk reagoi publikisht për këtë, pasi të gjithë viktimat e tërmetit ishin njësoj për të.
Vet Gregu shprehu ngushëllimet e tij në Instagram pas tërmetit, duke treguar se kishte humbur një të afërmen e tij pas tërmetit. Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetet sociale një shprehje në anglisht të Van Gogut, që tregon trazirat në zemrën e një burri.
“Zemra e një burri është shumë e ngjashme me detin Ka stuhitë e veta, ka tërheqjet e veta Dhe në thellësitë e veta gjenden dhe perlat. Vincent van Gogh”, shkruhet në këtë postim që ka hedhur Gregu.