Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur para të gatshme një personi tjetër në Prishtinë.
Sipas Policisë, për këtë rast janë intervistuar gjashtë dëshmitarë.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 05.04.2026-05:13. Dyshohet se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë te konsiderueshme të cilat i kishte pasur në çantën e tij. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë; katër femra dhe dy meshkuj shtetas të huaj të cilët kishin qenë së bashku me ankuesin. Rasti nën hetime.