I vrari në Mitrovicë ishte i arrestuar për sulmin ndaj kryeinspektorit të punës

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë Mitrovica është tronditur nga një vrasje e rëndë që ka ndodhur në rrugën Bislim Bajgora të këtij qyteti.

Personi i vrarë është 23 vjecari Mehmet Kurti, kurse dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në QKUK.

Ashtu sic është raportuar në media cak i sulmit ishte pronari i një picerie dhe jo viktima 23 vjecare.

Personi tashmë i ndjerë ka pasur një të kaluar problematike pasi që sic kishte raportuar Veriu.info personi në fjalë vitin e kaluar ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për sulmin fizik ndaj kryeinspektorit të Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu.

Përvec Mehmet Kurtit, tashmë i ndjerë, vitin e kaluar për sulmin ndaj kryeinpsektorit Fazliu ishte arrestuar edhe Behar Halili.Kujtojmë që kryeinspektori Fazliu ishte sulmuar nga dy persona e lartcekur dhe kishte akuzuar direkt si urdhërdhënës të sulmit brutal ndaj tij biznesmenin nga Mitrovica, Mentor Beqirin.

Të ngjashme