Ia marrin veturën për ta provuar, nuk ia kthejnë më

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 11:09 | Nga

Dje rreth orës 20:00 nga hetuesit e stacionit policor Qendra janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën mashtrim.

Rasti është raportuar me datën 14.12.2016 rreth orës 14:00, nga ana e viktimës i cili i ka deklaruar se me personat e dyshuar, kanë qenë duke bërë një marrëveshje për shitblerje automjetesh, mirëpo të dyshuarit duke mashtruar viktimën me automjetin e viktimës janë larguar në drejtim të qytetit të Vushtrrisë.

Ka qenë organizimi i mirë i punës në mes stacionit policor qendra dhe stacionit të Vushtrrisë që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar:

o R. M, mashkull, 55 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o A. M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

gjithashtu hetuesit kanë arritur që të gjejnë automjetin me të cilin janë larguar personat e dyshuar, dhe të njëjtin i kanë kthyer palës ankuese.

Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme