Ia vunë zjarrin lokalit natën e vitit të ri

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 12:49 | Nga

Në Vushtrri është regjistruar një rast i zjarrvënies së qëllimshme natën e ndërrimit të moteve rreth orës 3 të mëngjesit.

Raportohet se të dyshuar të panjohur me një kubëz betoni kanë thyer një dritare të lokalit (restorantit) pronë e ankuesit mashkull shqiptar, më pas të dyshuarit kishin gjuajtur brenda lokalit tri shishe me lëndë djegëse me ç’ rast  lokalin e kishte përfshirë zjarri.

Sipas ankuesit zjarri kishte përfshirë një sallë të ahengjeve. Policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar e as të lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme