IAP: Qasja në dokumentet publike, sfidë për gazetarët

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 12:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka organizuar një tryezë me temën “Reflektim mbi rolin e medies në dinamikën e proceseve shoqërore”.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se gazetaria vazhdon të përballet me shumë sfida, duke filluar nga siguria e gazetarëve deri te aspektet ekonomike, raporton Ekonomia Online.

“Jemi të vetëdijshëm jo vetëm për gjendjen në Kosovë, por edhe raporti i Këshillit të Evropës, i cili ka treguar për gjendjen jo të mirë në Kosovë dhe në vendet tjera. Nuk ka ende një mbrojte adekuate, ndërsa gazetaria vazhdon të mbetet ende sfidë në shumë çështje, si në ato të sigurisë ekonomike dhe të tjera”, tha Jashari.

Betim Musliu, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se e drejta e të shprehurit është rregulluar me ligje, por në praktikë është shumë ndryshe.

“Ligji për qasje në dokumente publike është një çështje që ka ende probleme në zbatueshmëri, shumica e institucioneve nuk kanë rregull që i rregullojnë dokumentet e tyre”, tha ai.

Ai ka theksuar se “është e frikshme se si kanë krijuar fuqi zyrtarët e institucioneve publike”.

Në anën tjetër Vehbi Kajtazi, drejtues i portalit “Insajder” ka thënë se përpjeka e politikës është që të izoloj mediet për atë se çfarë mendojnë.

“Një problem është Zyra e presidencës, ajo asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje, e cila asnjëherë në raport me Insajderin nuk kthen përgjigje”, është shprehur Kajtazi.

Ai ka përmendur edhe kërcënimet që brenda dy jave të fundit janë kërcënuar dy media nga një subjekt politik.

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Xhevahire Izmaku, tha se përveç problemeve të shumta që ballafaqohen gazetarët, një tjetër çështje shqetësuese është se ata mbesin pa paga deri në tre muaj.

“Mungesa e respektimit të dokumenteve në qasje publike është sfidë për mua, për mediet dhe për të gjithë. Ka zyrtarë, fatkeqësisht që nuk dinë as pozitën që e kanë, ndërsa ka edhe nëpër komuna që nuk kanë zyrtarë për këtë çështje. Përderisa gazetarët merren me të gjitha problemet, me gazetarët nuk merret askush të cilët nuk paguhen deri në tre muaj”, ka thënë ajo.

 

Të ngjashme