Dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse në kohën kur FSK-ja është në tranzicion do të ishte në dobi të këtij institucioni, vlerëson njohësi i çështjes së sigurisë, Nuredin Ibishi, raporton Ekonomia Online.
Ai duke folur për propozimin e Qeverisë, cili pritet të miratohet në Kuvend për dërgim të FSK-së në misione paqeruajtës, shprehet angazhimi i FSK-së në misione të tilla është i paraparë edhe me ligj.
“FSK-ja në bazë të ligjit për angazhim jashtë vendit ka mundësi të angazhohet qoftë për misione paqësore, por edhe për misione trajnuese, pra ftesa për majora për misionet trajnuese është kompetencë e Presidentit që të kërkojë nga Kuvendi miratimin e një angazhimi të tillë për këto tri forma të organizimit” tha Ibishi.
Ish-deputeti i LDK-së, shprehet se në kohën kur FSK-ja është në përfundim të fazës së parë të traniziconit dhe ngritjes së kapaciteteve, një iniciativë e tillë për dërgimin në misione paqeruajtëse do të ishte mirëseardhur.
“Kjo është shumë e mirëseardhur për këtë rast për shkak që FSK-ja është në një fazë të ndjeshme të tranzicionit pra duke e kaluar fazën e parë, fazën e ngritjes së kapaciteteve por njëkohësisht edhe ngritjen me burime njerëzore me pajisje, dhe trajnimet që janë shumë të mirëseardhura në këtë kohë” theksoi tutje Ibishi.
Ibishi mes tjerash tha që Kuvendi i Kosovës në këtë seancë do të miratojë këtë kërkesë dhe këtë mundësi për FSK-në.
“Kjo thirrje mendoj që Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme do të miratojë këtë kërkesë të Presidentes edhe do të dërgohen edhe tash sidomos që ne këtë vit presim një mundësi shumë të mirëpritur për FSK-në pra të hymë në fazën e partneritetit për paqe që është një hap para të angazhimit të plotë në kuadër të NATO-s” u shpreh Ibishi
Ai tutje vuri në theks kapacitetet e ngritura operacionale që sipas tij FSK i posedon.
“Mendoj që FSK-ja ka kapacitetet e ngritura operacionale edhe në trajnime edhe në angazhimet e deritashme që është e denjë, që edhe këtë mision ta kryej me sukses”, u shprehë ai.
Ibishi u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë këtë propozim të Qeverisë. Ai përfundon me një apel ndaj kuvendit që të votohet sepse sipas tij FSK ka besimin e plotë të qytetarëve por edhe të deputetëve.
“Mendoj që duhet të votohet edhe atë pa vota rezervë apo pa dhënë vota kundër apo abstenime për arsye se FSK-ja ka besim të lartë te qytetarët por edhe te deputetë dhe mendoj që është e nevojshme” përfundoi Ibishi.