Ibrahim Tatlises: Dikush po e keqpërdor emrin tim

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Ibrahim Tatlises ka treguar publikisht një shqetësim përmes rrjeteve sociale.

Ibrahim Tatlises tash e një kohë nuk është aktiv me koncerte, pasi gjatë gjithë kësaj periudhe ai ishte duke u rikuperuar nga plagët që mori nga sulmi që i ishte bërë me armë zjarri, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari i njohur ka treguar se ka një shqetësim.

“Shumë shpejt do të jem pranë jush. E di që ju ka marrë malli për mua, ashtu sikurse edhe mua për ju. Por ju lutem mos bini në grackën e disa personave që po bëjnë organizime të koncerteve të rrejshme në diasporë në emrin tim”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, Tatlises së fundi ka qenë kryetemë e medieve turke për ribashkimin me ish-bashkëshorten e tij, Aysegul Yildiz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme