Ibrahim Tatlises mezi ec drejt skenës për ta befasuar Erdoganin

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 16:03 | Nga

Ibrahim Tatlises ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Këngëtari turk ishte plagosur vite më parë në kokë me një plumb dhe kjo i ka shkaktuar shumë vështirësi në të gjitha aspektet.

https://youtu.be/aAcsNwSUGOo

Por, kjo nuk e ka ndalur atë që të merr pjesë në një miting të kandidatit për president të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Tatlises shihet teksa me vështirësi ec për të shkuar në skenën ku ishte presidenti aktual turk dhe mbajti një fjalim.

Madje, 66-vjeçari merr mikrofonin dhe fillon të këndojë së bashku me mijëra të pranishëm në fushatën elektorale në qytetin e Izmirit.

Së fundi, Ibrahimi ka marr pjesë në një këngë të përbashkët të këngëtarëve që i kanë kushtuar ushtarëve që po luftojnë kundër forcave kurde në Siri.

Ndryshe, Turqia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 24 qershor, më shumë se një vit më herët se që ishin planifikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme