Ibrahim Tatlises pajtohet me ish-bashkëshorten që e shkurorëzoi para pesë vjetëve

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Ibrahim Tatlises mbetet këngëtari më i famshëm turk në rrafshin ndërkombëtar.

Tash e sa kohë më nuk paraqitet në koncerte muzikore pasi që njëra e pjesë e trupit më nuk i lëviz shkaku i plagosjes me armë zjarri.

Pos jetës prej artisti, 66-vjeçari ka pasur një jetë private dhe sentimentale mjaft dinamike.

Ai ka qenë i martuar zyrtarisht tri herë, ku një prej bashkëshorteve ishte edhe Aysegul Yildiz.

Me këtë të fundit të fundit ishte shkurorëzuar në vitin 2013 pas dy vjet amrtese dhe që nga ajo kohë më nuk kishin marrëdhënie të mira.

Por, duket se shkaktar që të pajtohen ish-çifti ishte një punonjës i Tatlises Doner, i cili u kurorëzua në prani të shefit, Ibo.

Dyshja është parë në krah të njëri-tjetrit së bashku me vajzën e tyre të përbashkët, Elif Ada.

Mbetet të shihet nëse me të vërtetë janë pajtuar dyshja apo ishte vetëm një takim i rastësishëm.

Ndryshe, Tatlises herë pas here shfaqet në koncerte të bamirësisë, por vetëm si një spektaktor. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme