Artisti turk me famë ndërkombëtare, Ibrahim Tatlises, ka bërë paraqitjen e tij të parë në ekran pas nëntë vitesh.
Ai ka drejtuar mbrëmë emisionin “Ibo Show” në Star TV, teksa mes tjerash ka bërë një performancë të mahnitshme.
Ndër të ftuarit surprizë të episodit të parë të “Ibo Show”të transmetuar në Star TV ishin: Sibel Can, Deniz Seki, Kutsi, Aydemir Akbaş dhe Şafak Sezer.
Paraqitja e Tatlises vjen pas një kohe të gjatë, marrë parasysh që në vitin 2011 atij i ishte bërë një atentat nga ku u godit me një plumb në kokë dhe për një kohë të gjatë ishte në gjendje kome.
Ibrahim iu nënshtrua një sërë operacionesh në kokë dhe për një periudhë ka qenë në rehabilitim në Gjermani.
Ndër të tjerash, Tatlises thotë se nuk i harron ata që e duan; “Unë nuk i kam harruar ata që më duan, as nuk i harrova ata që luteshin, as nuk mund t’i harroj. Sepse ata janë të paharrueshëm. Allahu i krijoi shërbëtorët e tij për lutje dhe ai thotë se pa marrë parasysh sa shumë të lutet robi i tij, unë gjithmonë do ta pranoj lutjen e dikujt”.
Duke thënë se vazhdoi jetën e tij nga ku e la, Tatlıses shtoi se kërkesa e tij e vetme ishte ‘Shëndeti’.
“Shikoni, po ngrihem, po qëndroj në këmbë. Të gjithë jemi në këmbë, të gjithë jemi këtu. Zoti thotë ‘Më pyet’, unë dua shëndetin tim prej tij. Unë nuk dua para, unë dua shëndetin tim. Zoti më bekoftë dhe shpresoj që të më jap veç shëndetin”.
Ylli i “Seni Sana Birakmam” theksoi se ka jetuar me të ardhurat e tij pa ndonjë mbështetje për nëntë vjet pas natës fatkeqe; “Shikoni, me çfarë jetoj prej nëntë vitesh? Askush nuk më ka ndihmuar me asnjë qindarkë. Nuk pres ndihmë nga askush”.
Më poshtë shikoni performancën e plotë të Ibrahim Tatlises: