Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se komunat janë të gatshme që viti shkollor të fillojë më 27 shtator.
Ai shtoi se kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë një buxhet shtesë që të hartohet lista për zëvendësimin e mësimdhënëseve në mënyrë që mos të humbet mësimi.
“Sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike”.
“…kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë një buxhet shtesë që të hartohet lista për zëvendësimin e këtyre mësimdhënëseve në mënyrë që mos të humbet mësimi”.