Ibrahimi: Pritjet nga takimi në Ambasadën Amerikane kanë qenë të mëdha, por…

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, e ka vlerësuar konstruktiv takimin e sotëm për Asociacionin të organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Ibrahimi në Kanal10 tha se gjatë takimit është vërejtur gatishmëri për të gjetur zgjidhje për çështjen e Asociacionit.

“Si mund të funksionojë ky mekanizëm në praktikë. Si mund të funksionojë Asociacioni sipas kornizës ligjore të Kosovës, dhe si do t’i trajtojë ky mekanizëm çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë, arsimin e zhvillimin ekonomik”, tha Ibrahimi ishin propozimet që u biseduan në organizimin e sotëm.

“Pritjet nga ky takim kanë qenë të mëdha. Mirëpo, edhe ambasadori Hovenier në fillim tha se s’jemi këtu të diskutojmë rreth ndonjë statuti të ri të mekanizmit të Asociacionit. Edhe një herë e dha qëndrimin e tij, për përkrahjen ndaj Kosovës. Gjithashtu, edhe një herë e rikthesoj se cdo mekanizëm që mund të formohet sa i përket bashkësisë së komunave serbe, do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”.

Ibrahimi theksoi se ky angazhim tregon edhe një herë se SHBA-ja është “djep i demokracisë”.

Të ngjashme