Ibrahimi: Sot mesazhi i ShBA-së ishte që përfaqësuesit e Kosovës nuk janë të mirëseardhur

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se mesazhi i sotëm i ShBA-së ishte që përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, nuk janë të mirëseardhur.

“Nuk është shtyrje e vizitës në ShBA, Amerika po thotë se për momentin përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, nuk janë të mirëseardhur në ShBA, nuk ka si të lexohet ndryshe. Nuk është vullneti i ministres Haxhiu për të mos shkuar në Amerikë, se për shkak të situatës po e shtyjë vizitën, ambasada i ka thënë se në këtë kohë krize nuk është mirë të vini. Ky është mesazhi që s’je i mirëseardhur tash, këto janë mesazhet e para”, ka thënë Ibrahimi në Rubikon, njofton Klankosova.tv

Sipas tij, nëse dikush bie ndesh me interesat amerikane, edhe mund të shpallet non-grata.Nëse ti me politikat e tua po shkon kundër interesave amerikane, atëherë Amerika e ka atë të drejtë, e ka bazë ligjore të të shpallë non-grata”, ka shtuar ai Klan

Të ngjashme