Ibrahimovic: Amerika është me fat që nuk erdha 10 vjet më parë

Prishtinë | 22 Kor 2018 | 15:06 | Nga

Zlatan Ibrahimoviç, sulmuesi i LA Galaxy, iu përgjigj pyetjes nëse futbolli në SHBA ndryshoi me ardhjen e tij në ligën amerikane.

“Nuk e di nëse ka ndryshuar, unë po bëj vetëm punën time. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin me fat që nuk erdha këtu 10 vjet më parë, sepse unë do të bëhesha president amerikan”, tha Ibra.

Pas arritjes nga Manchester United, sulmuesi suedez me origjinë boshnjake ka luajtur 15 ndeshje dhe shënuar 12 gola.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme