Ibrahimovic e humb ndeshjen e parë të play-offit me Suedinë

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, bëri shaka se nuk është i sigurt nëse do të jem ende gjallë për ndeshjet e play-off-it të Suedisë, pasi ai është pezulluar pas ndërhyrjes kundër mbrojtësit të krahut të Spanjës, Cesar Azpilicueta të dielën.

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata siguroi tre pikë për Spanjën dhe kështu kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar.

Lojtarët spanjollë protestuan dhe faqet kryesore sportive në vend e kanë dënuar gjestin e Ibrahimovic. Marca e quajti ‘të mjerueshme’, ndërsa Sport flet për një ‘gjest të pajustifikueshëm’.

40-vjeçari hyri pas 73 minutash të dielën, duke shpresuar të ndihmonte Suedinë të siguronte një fitore në Sevilje, por në minutën e 92-të të ndeshjes, Ibrahimovic goditi dhunshëm me shpatull mbrojtësin e Chelseat.

Arbitri Felix Brych nuk pa asgjë dhe VAR nuk ndërhyri, por raporti i ndeshjes tregon se Ibrahimovic u ndëshkua me karton të verdhë gjatë shtesave për incidentin dhe do të humbasë ndeshjen e parë të play-off në mars.

“Kemi pasur një ndeshje të mirë, jemi të zhgënjyer që nuk kemi përfunduar të parët”, tha Ibrahimovic pas ndeshjes.

“Por ne duhet të jemi pozitivë. A jam i skualifikuar për play-off-in e parë të Kupës së Botës? Do të shohim se çfarë do të marrim, as nuk e di nëse do të jem ende gjallë për play-off”.

Të ngjashme