Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Milano të enjten me mision për arritur gola dyshifror për sezonin e 15-të radhazi.
Heroi kuqezi u kthye në San Siro në janar dhe i ka shënuar katër gola, përfshirë në fitoren e Milanit me rikthim ndaj Cagliarit dhe në derbin della Madonnina kundër Interit, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi suedez shënoi edhe kundër Torinos në Kupën e Italisë dhe kundër Genoas në ndeshjen e fundit para pushimit të detyruar si pasojë e pandemisë koronavirus.
38-vjeçari është stërvitur në atdheun e vet gjatë kohës së karantinës dhe e ka ruajtur formën fizike për t’u kthyer në Itali, me synim për t’u kthyer në stërvitje në Milanello.
Ibrahimovic do t’i ketë 12 ndeshje për t’i shënuar gjashtë golat e nevojshme për ta numrin e golave dyshifror për sezonin e 15-të radhazi.
Ibra i ka shënuar 460 gola në 751 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe ka luajtur për klube si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe La Galaxy