Suedezi Zlatan Ibrahimovic e ka komentuar në stilin e vet golin fantastik të Cristiano Ronaldos të martën mbrëma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Portugezi me “gërshërë” nga dhjetë metra e mposhti Gianluigi Buffonin në fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit në Torino, transmeton Gazeta Express.
“Gol i bukur, por do të duhej ta provonte nga 40 metra largësi”, ka thënë sulmuesi i LA Galaxy.
Me këtë suedezi përkujtoi golin e tij me gërshërë kundër Anglisë në vitin 2012.