Zlatan Ibrahimoviç është një njeri i madh edhe jashtë fushave të lojës.
Së fundmi suedezi mori pjesë në emisionin e Ellen Degerenes ku befasoi fëmijët tajlandez që ngecën në shpellë në muajin korrik.
Ishin gjithsej 12 djem bashkë me trajnerin e tyre që humbën në datën 23 qershor e që u shpëtuan në datën 3 korrik.
Ibrahimoviç i lavdëroi fëmijët për guximin duke qëndruar 18 ditë në shpellë.
“Mendova se unë isha i guximshëm, por këta fëmijë dhe ky ekip janë edhe më të guximshëm se unë. Ata treguan se mund të bashkëpunojnë dhe kanë durim. Ata treguan se mund t’iu besojnë edhe të tjerëve. Ky është me siguri ekipi më i mirë në botë”, tha Ibrahimoviç.