Ibrahimoviq përfundimisht s’kthehet te Milani

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimoviq ka konfirmuar përfundimisht se do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit nga MLS, La Galaxy, duke u dhënë fund spekulimeve se mund të rikthehet në Evropë.

Për sulmuesin suedez flitej shumë se do të kthehej te Milani pasi kishte mbajtur bisedime, por drejtori teknik i kuqezinjve konfirmoi në fillim të këtij muaji se transferimi i Ibrës nuk do të ndodhte.

Këtë mbrëmje, suedezi konfirmoi përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter, se do të qëndrojë në SHBA.

“MLZ ende nuk kam mbaruar punë me ju…” shkroi Ibrahimovic, në një postim që përmbajti thashetheme të ndryshme për largimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme