Real Madridi po mendon që ta transferojë sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimoviq, gjatë kësaj vere, shkruan “Diario Gol”.
Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Juventusit është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.
Por, thuhet se drejtuesit e Los Blancos frikësohen se me transferimin e suedezit në Santiago Bernabeu mund ta prishin harmoninë brenda skuadrës madrilene.
Ibra, i cili ka oferta edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njeh shumë mirë La Ligën pasi ishte pjesë e Barcelonës në sezonin 2009/2010.