Sulmuesi në pronësi të Interit, Mauro Icardi thuhet se dëshiron vetëm Juventusin dhe Zonja e Vjetër mund të ofrojë anësorin Juan Cuadrado në këmbim.
Icardi e ka kaluar sezonin i huazuar te Paris Saint-Germain, por gjigantët francezë thuhet se nuk kanë gjasa të shfrytëzojnë mundësinë e tyre të blerjes.
Sulmuesi ka qenë i lidhur me Napolin, dhe mediumi italian Sport Mediaset pretendon se ai preferon tjetër skuadër dhe është i prirur për një rikthim në Itali.
Sipas Sport Mediaset, Icardi dëshiron të bashkohet vetëm me Juventusin, të cilët janë të gatshëm të fillojnë negociatat me Interin.
Nerazzurrët prej kohësh i rezistuan një shitje të mundshme te rivalët e tyre të urryer, por kjo mund të ndryshojë pasi Bianconerët do të propozonin Cuadradon plus para të gatshme.
Mediumi italian tregon tutje se anësori kolumbiani është shumë i vlerësuar nga trajneri i Interit, Antonio Conte.
Kolumbiani, i cili mbush 32 vjeç muajin tjetër, është rikthyer si mbrojtës i djathtë nga Maurizio Sarri këtë sezon dhe nënshkroi një kontratë të re në nëntor. /Telegrafi/