Icardi: Do të isha i lumtur nëse do të qëndroja te PSG-ja

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Mauro Icardi ka thënë se do të ishte i lumtur të qëndronte te Paris Saint-Germain, pasi në ndeshjen e fundit arriti të shënojë het-trik, duke i dërguar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës. 

PSG fitoi 6-1 kundër Saint-Etienne në çerekfinalen e Kupës së Ligës Franceze, ku Icardi përsëri tregoi vlerat e tij në kryeqytetin francez.

Ai është në huazim nga Interi, ndërsa argjentinasi ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje për klubin e ri.

“Ndihem shumë mirë në Paris”, u tha Icardi gazetarëve.

Mauro Icardi

“Unë nuk kam folur me klubin akoma, por kanë mbetur edhe katër ose pesë muaj nga fundi i sezonit”.

“Kur të përfundojë sezoni në maj, ne do të ulemi dhe do të flasim. Nëse kam një shans për të qëndruar, do të jem i lumtur”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme