Identifikimi i fëmijëve më intelegjentë në Kosovë

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 09:08 | Nga

Sot në Emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ishte e ftuar Naime Hoxha, nga Instituti ATOMI.

Hoxha, në emisionit e mëngjesit tha se ” fëmijët janë e ardhmja e të gjithë neve ku do të mundohemi sa më shumë me i përkrah fëmijët për intelegjencën e tyre dhe duhet të kenë një certifikat dhe mund të aplikojnë përmes imailit në adresën tonë www. Atomi-ks.org. Ku aplikimi ka filluar nga e premtja e kaluar. Gjithashtu edhe arsimtarët mund të na ndihmojnë rreth fëmijëve në këtë në mision tonë.”

Çdo fëmijë mund të aplikojnë dhe duhet të hyjë në një test rigoroz që do të jetë faza -faza, ku mund të jenë 400-500 veta dhe të cilët duhet të hyjnë në tri teste dhe të cilët kanë rezultate të mira, ata mund të vazhdojnë edhe identifikimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm në këtë pjesëmarrje.

Ajo tha se “ne ofrojmë shërbime tjera dhe mund të përshtaten përmes kërkesave tjera dhe mund të jenë në grupe, ku ligjerues janë profesor universitar”.

Të gjithë fëmijët mund të ndjekin kurse të ndryshme dhe e kemi edhe këndin veror dhe ka aktivitete sociale dhe edukative. Kemi shërbime pliskologjike si në karrierë si në qasje në literatur të avansuar dhe çdo gjë tjetër që është në favorin e fëmijëve.

Fëmijët për ti dalluar se a janë intelegjent mund të na ndihmojnë shumë edhe familjet e tyre që mund ti vërejnë dhe se mund tna ndihmojnë shumë sa i përketë fëmijëve të cilët kanë një intelegjencë më të dalluar në raport me fëmijët tjerë , ku disa mund të fillojnë të ecin më herët apo mund të flasë me herët apo janë si “yje” në raport me shokët e tyre në klasë e shumë gjëra të tjera dhe se konkursi është i hapur deri më 30 prill tha Hoxha për RTK.

Të ngjashme