Identifikohen edhe dy viktima nga Manchesteri, këta janë emrat

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 13:49 | Nga

Janë identifikuar edhe dy viktima nga 22 që janë raportuar të vdekur nga sulmi terrorist që ndodhi të hënën në Manchester, në “Manchester Arena”, ku këngëtarja e muzikës pop, Ariana Grande po mbante koncert.

Pothuajse të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit janë të moshës adoleshente. Policia ka konfirmuar se numri i të plagosurve ka arritur në 116 persona – 23 prej tyre thonë se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express. Courtney Boyle, 19- vjeçar, dhe Philip Tron janë dy viktimat që iu është zbuluar identiteti.

Deri tani janë identifikuar 21 emra nga 22 viktima: Courtney Boyle, 19, Philip Tron, 32, Elaine McIlver, Liam Curry, 19, Wendy Fawel, 50, Eilidh MacLeod, 14, Michelle Kiss, 45, Olivia Campbell, 15, Martyn Hett, 29, Kelly Brewster, 32, Saffie Rose Roussos, 8, Georgina Callander, 18, John Atkinson, 28, Alison Howe, 45, Lisa Lees, 47, Angelika Klis, 40, Marcin Klis, 42, Nell Jones, 14, Jane Tëeddle-Taylor, 51, Sorrell Leczkowski, 14, Chloe Rutherford, 17.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme