Identifikohet i mbyturi në Vlorë, rrëshqiti nga shkallët (Video)

Vlorë | 30 Gus 2017 | 20:10 | Nga

Është identifikuar i moshuari që humbi jetën sot në Vlorë.

Sipas policisë bëhet fjalë për 76-vjeçarin Liço Hoxhaj. Dyshohet se i ndjeri është mbytur në det pasi ka rënë nga shkallët e Lungomares.

Ka qenë një telefonatë që rreth orës 18:20 ka njoftuar Sallën Operative Vlorë se në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare gjendet një trup i pajetë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme