Bëni një foto të afërt dhe aplikacioni i identifikimit të shpendëve Merlin do t’ju tregojë në sekonda llojin – njësoj si Shazam me këngët.
Aftësia e identifikimit me anë të një fotoje ka qenë pjesë e ekosistemit Merlin për më shumë se një vit, por personat prapa tij e shtuan funksion dhe aftësinë për të kërkuar me anë të një aplikacioni mobil vetëm kohët e fundit. Bëni një foto, zmadhojeni dhe lini databazën që të bëjë punën.
Sigurisht, të afroheni sa duhet për të bërë një foto të vleshme është një sfidë. Por nëse ju e bëni foton, krijuesit thonë se aplikacioni ka një saktësi prej 90%.
Nëse nuk jeni të sigurt përgjigjuni disa pyetjeve – si çfarë tingulli bën, çfarë tiparesh kishte në trup, etj — dhe ju do të merrni llojin e saktë. Ju nuk keni as nevojë që të jeni online, megjithatë do ju duhet që të shkarkoni një database që është disa qindra megabajtë në madhësi, në fillim.
“Aplikacioni është fryt i shtatë viteve punë nga studentët dhe është i arritur nga progresi i madh në vizionin kompjuterik dhe machine learning, që po bëjnë shkencëtarët përreth botës,” tha Pietro Perona, i cili është bashkë-themeluesi i Visipedia, kompania që bashkëpunoi për të zhvilluar aplikacionin.