Idetë konkrete të SBAShK-ut për arsim edhe më të mirë në Kosovë

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 17:01 | Nga

Që nga themelimi , para 26 vitesh, SBAShK-u angazhimet i ka dy fronte të angazhimit konkret. Në njërën anë angazhohet për realizimin e kërkesave të anëtarësisë e nga ana tjetër angazhohet për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim. Në të dy këto angazhime SBAShK-u ka shënuar arritje të konsiderueshme.

SBAShK-u  në përpjekje që të kemi një arsim edhe më të mirë në Kosovë ka ngritur vazhdimisht në takimet me ministrin Bajrami  dikur e tani edhe me ministrin Bytyqi  ide konkrete  që ndihmojnë shumë në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.

Kemi kërkuar që mësimdhënësit ,që fatkeqësisht lëngojnë nga sëmundje të rënda  të lirohen nga procesi mësimor  duke u dhënë pensione në vlerën 75 % të pagës dhe në vend të tyre të angazhohet kuadri i ri në cilësinë e mësimdhënësit praktikant  duke u shpërblyer me 25 % të pagës dhe nëse dëshmohet me punë e përkushtim.

Kemi kërkuar që  edhe një numër mësimdhënësish që kanë kaluar moshën 60 vjeçare dhe që vështirë komunikojnë me teknologjinë e re të fitojnë të drejtën me ligj për pension të parakohshëm në vlerën 75 % të pagës  dhe në vend të tyre të pranohet kuadri i ri që qëndron mirë me zhvillimet teknologjike dhe risitë tjera shkencore,

Kemi kërkuar që shkollat të pajisen me mjete bashkëkohore të punës dhe që procesi mësimor të zhvillohet në kabinete,

Kemi kërkuar që Drejtoritë arsimore  të depolitizohen dhe në to të rekrutohen kuadro profesionale arsimore që do të vizitonin shkollat e komunave të tyre dhe duke vizituar  në orët mësimore do të vërenin nga afër  punën  edukativo-arsimore të secilit mësimdhënës dhe bashkërisht e përmes këshillimeve do të tejkaloheshin dobësitë e vërejtura e po ashtu do të shihej nga afër se për cilin  trajnim ka nevojë mësuesi i caktuar. Kjo do të ishte  zgjidhje afatgjate e jo paralajmërimet për teste të njohurive. Njohuritë e mësimdhënësve i kanë testuar profesorët në Universitete dhe se ata kanë njohuri të nevojshme e dëshmon diploma e tyre.

SBASHhK-u mendon dhe angazhohet seriozisht për një arsim më të mirë dhe ka ide konkrete. Këtë gjë duhet ta bëj edhe MAShT dhe Qeveria duke përfillur idetë e mira e duke i ikur eksperimenteve  dhe veprimeve të pamatura.  Arsimi  në Kosovë është lodhur nga eksperimentet dhe veprimet aty për aty e pa u analizuar mirë, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme