Idrizi bën homazhe te varri e viziton familjen e policit Enver Zymberi, në 12-vjetorin e vrasjes

Vushtrri | 26 Kor 2023 | 14:05 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë homazhe pranë varrit të pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, heroit Enver Zymberi, në 12-vjetorin e vrasjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve dhe vendosjes së kurorave me lule, Idrizi i shoqëruar nga disa bashkëpunëtorë, ka vizituar edhe familjen e heroit.

Aty, Idrizi u prit nga të afërm të tij, me ç’rast e falënderuan për vizitën.

I pari i Vushtrrisë, tha se Zymberi ka rënë në krye të detyrës duke e ruajtur tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. 

“Po sot e përkujtojmë 12-vjetorin e rënies së heroit, Enver Zymberi i cili ra heroikisht në vendosjen e pikave kufitare dhe për të ruajtur tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës”.

“Bashkë me bashkëpunëtorë të mi dhe me kabinetin qeverisës vendosëm lule tek varri i heroit dhe tani e vizituam familjen”.

“Këtu është një vend historik se ka qenë qendër e UÇK-së dhe këta burra që i takuam këtu shumica kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me krenari e kanë ruajtur traditën e atdhedashurisë”, tha Idrizi.

Të ngjashme