Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, thotë për Ekonomia Online se për afër tri vite në krye të komunës ka arritur t’i përfundojë më shumë se 70 për qind të premtimeve.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Idrizi thekson se afër 7 milionë euro janë të parapara për investime kapitale.
Punë të madhe thotë Idrizi po bëjnë edhe në mbështetjen e të rinjve, duke ndarë bursa për studentët me bachelor e mastër.
“Ky është viti i tretë i mandatit dhe deri tashti i kemi përmbushur përmbi 70 për qind të premtimeve, kjo ka dal edhe nga hulumtimet domethënë që janë bërë nga organizatat të ndryshme jo vetëm nga perceptimi jonë dhe nga vlerësimi jonë dhe jemi në rrugë të mbarë për të realizuar të gjitha premtimet”, thotë Idrizi, teksa përmend projektet që i ka përfunduar deri këtë kohë.
“Deri më tani janë po i përmendi disa projekte kryesore që i kemi realizuar domethënë projekti fondamental ka qenë mbështetja e të rinjve, që e kemi realizuar këtë premtim me rininë që kemi mbështet me shumë dimensione rininë. Kemi ndarë shumë bursa studimi, në nivel të bachelor dhe master”, u shpreh Idrizi.
“Prej projekteve të investimeve kapitale që i kemi premtu, ka qenë domethënë rregullimi i sheshit të qytetit, tashti është duke u punuar me të madhe me parkingun nëntokësor veç e ka marr formën e vet, është një projekt shumë i avancuar ku do ta ketë parkingun nëntokësorë do të ketë hapësirë për mbi 100 vetura mandej do ta ketë dy amfiteatre verore, si dhe do të ketë edhe disa dyqane për biznese”, thotë tutje Idrizi.
Idrizi është i bindur se do t’i përfundojë të gjitha premtimet kur kanë mbetur më shumë se një vit e gjysmë deri në fund.
“Deri mandatin tim do t’i përfundoj të gjitha premtimet që i kom dhanë, po domethënë këto janë premtime investime kapitale, siç është sheshi i qytetit me parkingun nëntokësor, është tregu i gjelbërt për prodhuesit vendor, që po ashtu kanë filluar punimet në pastrimin e të gjitha përroskave, përrenjve dhe lumenjve që falë asaj pune që e kemi bërë ka shpëtuar edhe Vushtrria prej vërshimeve, mandej janë edhe rrjeti i ujësjellësit e i kanalizimeve”, u shpreh Idrizi.
“Për këtë vit na e kemi investime kapitale 6 milionë e 900 mijë euro që janë dalë nga buxheti i përgjithshëm i Republikës së Kosovës, që janë ndarë sipas formulës së financimit për kokë banori dhe ka qenë një planifikim racional, edhe shpenzimi do të jetë racional, dhe besoj që edhe realizimi ka me qenë me kufijtë maksimal”, u shpreh Idrizi.