Idrizi mbikëqyr punimet në ndërtimin e objektit të shkollës “Mustafë Venhari”, do të kushtojë mbi 1 milion euro

| 04 Mar 2024 | 20:19 | Nga

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbikëqyrur sot punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Mustafë Venhari”, ku sot është bërë betonimi i pllakës.

Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë tha se me përfundimin e punimeve nxënësit e mësimdhënësit do të kenë një objekt të standardeve më të larta.

“?Betonimi i pllakës së objektit të ri të shkollës “Mustafë Venhari”, që do të jetë një ? shkollë model me një ambient të standardeve më të larta për nxënësit e mësimdhënësit?‍??‍?, ka shkruar Idrizi, në Facebookun e tij.

Për ndërtimin e objektit të ri të shkollës “Mustafë Venhari”, Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 1,078,258.00 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme