Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se më majën e Çyqavicës është duke u punuar obelisku me shkronjat UÇK.
Në një postim në Facebook, i pari i Vushtrrisë ndau pamje nga atje duke thënë se ky projekt do i shtojë vendit heroik lavdinë, raporton Ekonomia Online.
Postimi i plotë:
OBELISKU I UÇK-së PO VJEN
Në majën e Çyqavicës së luftërave heroike, do të vendosim obeliskun e tri shkronjave të arta UÇK, projekt ky që këtij vendi heroik do t’i shtojë lavdinë.
Për të parë nga afër lokacionin në terren isha me nënkryetarin Zhegrova, e inxhinierin Merovci!