Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vazhduar vizitat e tij në terren.
Idrizi sot ka vizituar për të parë nga afër nevojat për rekonstruimin e rrugëve, “Bajram Latifi” dhe “Nazmi Ispahiu” në Vushtrri.
I pari i Vushtrrisë ditën e ka përmbyllur në fshatin Reznik, për të dëgjuar hallet dhe brengat e banorëve.
“Si zakonisht pritjen e ngrohtë të qytetarëve e hasim kudo, kurse ne do t’i qëndrojmë besnikë qeverisjes me qytetarin” shkruan Idrizi.