Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Idrizi dhe Guérot kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, bujqësisë dhe turizmit, me komunat e regjionit Hauts-de-France, komuna të cilat kryetari i Vushtrrisë i kishte vizituar në qershor të këtij viti.
Në agjendën e këtij takimi ishte dhe vizita së bashku në Qendrën e Frankofonisë në SHMU-II.
“Ambasadori i dha mbështetje bashkëpunimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe komunave franceze të regjionit Hauts-de-France”, ka thënë kryetari Idrizi.
Idrizi e ka falënderuar ambasadorin Guérot për vizitën.