Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se rëndësi të veçantë i kanë dhënë pastërtisë së qytetit, ndërsa thotë se të njëjtën do ta bëjnë edhe vitin e ardhshëm.
Në një postim në Facebook, Idrizi ka publikuar disa fotografi që tregojnë ekipet e pastrimit nëpër qytet.
“Vitin që po e lëmë, rëndësi të veçantë i kemi kushtuar ambientit dhe pastërtisë, e përkushtim ende më të madh do i kushtojmë në vitin 2023”, ka shkruar ai.