Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka shfuqizuar vendimin për pagesë të kyçjes në rrjetin e ujësjellësit.
Me këtë vendim ekonomitë familjare të paguajnë nga 80 €, dhe bizneset nga 150 € për t’u kyçur në rrjetin e ujësjellësit.
“Sot kam shfuqizuar vendimin Nr. 1082/19 i datës 12.09.2019 për Caktimin e Lartësisë së Pagesës për Kyçje në Rrjetin e Ujësjellësit, nga ish qeverisja me anë të së cilës obligoheshin ekonomitë familjare të paguajnë nga 80 €, dhe bizneset nga 150 € për t’u kyçyr në rrjetin e ujësjellësit.
Nga marrja e mandatit këtë obligim nuk e kemi kërkuar nga qytetarët, ndërsa tani edhe juridikisht ky vendim shfuqizohet. Ky obligim ishte një barrë për qytetarët, ndërsa të njëjtin tani do e bartë komuna”.