Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar Akademinë për Sigurinë Publike, me ç’rast u prit nga drejtori i Përgjithshëm, Kastriot Jashari
Përmes rrjetit social Facebook, Idrizi ka thënë se Vushtrria është me fat që ka këtë Akademi, andaj i ka ofruar mbështetjen e Komunës.
“Sot në ambientet e Akademisë për Sigurinë Publike u mirëpritëm nga drejtori i përgjithshëm z. Kastriot Jashari me bashkëpunëtorët e tij. Vushtrria është me fat që ka këtë akademi, andaj me drejtorin z. Jashari, në bisedë e sipër u zotuam se do të jemi në bashkëpunim të ngushtë komunë dhe akademi. Faleminderit drejtor për pritjen e ngrohtë!”, ka shkruar Idrizi.