IHMK del me të dhënat e fundit rreth përmbytjeve, reshjet vazhdojnë edhe për pesë ditë

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për gjendjen në vend në vazhdën e reshjeve.

Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.

IHMK ka thënë se reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, duke dhënë edhe një kohë se kur mund të ndalen.

“Reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri me: 25/01/2023), të cilat, duke u bazuar në situatën e vështirësuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalur prej shtretërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje”, thuhet në njoftim.

Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasysh reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi edhe në pjesët tjera të vendit, ka paralajmëruar instituti.

Të ngjashme