IKD: Asnjë i dënuar me burg efektiv për korrupsion të nivelit të lartë, bie numri i aktakuzave

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 12:52 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin analitik “Lufta për statistikat e korrupsionit”, raporton Ekonomia Online.

IKD, gjatë vitit 2019, ka monitoruar 1180 seanca gjyqësore të 334 rasteve të korrupsionit me 919 persona të përfshirë.

Betim Musliu nga IKD-ja, tha se mbetet shqetësuese transparenca dhe llogaridhënia nga Prokuroria si dhe rënie e numrit të aktakuzave për personat e profilit të lartë.

“Transparenca dhe llogaridhënia vazhdon të mbetet shqetësuese. Për kah performanca dhe mënyra e zgjidhjes së rasteve”.

Musliu thotë se policia vazhdon të jep kontributin më të madh të inicimin e rasteve të korrupsionit.

IKD gjatë vitit 2019, ka monitoruar edhe njoftimet e lëshuara nga Prokurori i Shtetit lidhur me aktakuzat e ngritura në rastet e korrupsionit dhe veprave penale karakteristike.

Sipas Musliut, gjatë vitit 2019, sistemi prokurorial ka pranuar 380 lëndë të korrupsionit, ndërsa ka zgjidhur 388 lëndë, respektivisht tetë lëndë më shumë se sa ka pranuar, duke shtuar se nga 380 lëndët e pranuara kanë qenë 777 persona të përfshirë për dyshimet për kryerjen e veprave penale të korrupsionit, përderisa nga 388 lëndët e zgjidhura kanë qenë të përfshirë 734 persona.

Sipas tij, Prokuroria në raport me njoftimin e publikut ka qasje selektive, ku rastet e profilit të lartë nuk raportohen.

“Policia e Kosovës vazhdon të mbetet me kontributin më të madh të korrupsionit, 40% janë të iniciativa nga Policia”.

“Ende vazhdon trendi i mbylljes së rasteve apo vendimeve për pushim të hetimeve, 69% të rasteve mbyllen, 30% zgjidhen. Qasja selektive e ka në raport me të gjitha palët, kur ka të bëjë me persona të rëndësishëm nuk njoftohet fare publiku”.

“Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë ka pas raste të reja, por jo të rezultat të dëshmuara. 18 raste, 66 persona, 19 raste të reja, 13 raste të zgjidhura. Ka arritur ta ngritet vetëm një aktakuzë”.

Musliu tha se trendi vazhdon të jetë që rastet e profilit të lartë në akuzat për korrupsion ka trajtim që u krijon privilegje.

“Nga gjetjet del se trendi vazhdon ta ketë në rastet e profilit të lartë logjikën e njëjtë, por që përfundimisht ngritja e aktakuzave ndaj këtij profili ka qenë tmerrësisht e ulët me vitin 2019 kemi vetëm një rast të ngritur”.

“…kjo dëshmon që ende nuk ka vullnet për zbatim e ligjit për këtë persona, nuk kemi asnjë rast me dënim me burgim efektiv, mungesë guximi dhe profesionalizmi dhe trajtohen si të privilegjuar”.

Hyrije Mehmeti, tha se shqetësuese mbetet që dënimet shqiptohen kryesisht me gjobë e jo me burg apo me kusht.

“Dënimet nuk e arritur as qëllimin, kanë shqiptuar dënime me gjobë. 1180 seanca, 334 seanca të korrupsionit. 2019 nga monitorimi, 868 seanca janë mbajtur, kemi shtyrje të seancave për arsye të ndryshme.

“Profili i personave të akuzuar, të profilit të ulët 479 persona dhe 387 të profilit të ulët. 150 aktgjykime, 240 të dënuar për vepra penale për korrupsion”.

Mehmeti gjithashtu tha se është duke vazhduar trendi i mosrespektimit të afateve ligjore në trajtimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë, duke u shkelur kështu të drejtat dhe liritë e të pandehurve për një proces gjyqësor brenda afateve të arsyeshme kohore.

Të ngjashme