IKD-ja: E papranueshme gjuha kërcënuese e përfaqësuesve të partive politike ndaj krerëve të institucioneve kushtetuese

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar  ndaj siç thuhet në një kumtesë të IKD-sëgjuhës kërcënuese të përfaqësuesve të partive politike ndaj krerëve të institucioneve kushtetuese, duke e vlerësuar si të papranueshme dhe dënueshme.

“Partitë politike përmes përkushtimit të tyre duhet të dëshmojnë se kanë për qëllim respektimin e sundimit të ligjit, duke zbatuar vendimet e instancave gjyqësore dhe institucioneve tjera respektove dhe jo duke kërcënuar krerët e tyre me fjalor të papranueshëm”.

“IKD ua rikujton përfaqësuesve dhe partive politike se kushdo që ka pakënaqësi me vendimet e institucioneve kushtetuese dhe ligjore, ato mund t’i shprehim vetëm përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore, duke shfrytëzuar mjetet juridike”.

“Në këtë fazë të ndjeshme nëpër të cilën po kalon vendi në përballje me pandeminë Covid 19 si dhe me sfidat në organizimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme, IKD kërkon nga partitë politike që të përmbahen nga gjuha joadekuate, aq ma tepër nga gjuha kërcënuese. Gjuha e tillë është e papranueshme dhe cenon parimet e demokracisë në vend”, transmeton Klan Kosova.

IKD potencon se vazhdimisht ka theksuar se në Kosovë, kemi institucione me integritet të kontestuar, por kjo assesi nuk nënkupton se vendimet e tyre nuk duhet të respektohen. Përkundrazi, vendimet duhet të zbatohen me përpikëri, ndërsa rruga për t’i kontestuar ato mbetet vetëm rruga kushtetuese dhe ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme