IKShP: Kujdes nga gripi sezonal

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 10:20 | Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën mbikëqyrjen permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes dhe në kuadër të kësaj mbikëqyrje edhe raportimin për gripin.

Sa i përket situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar përcjell me vëmendje ecurinë e shfaqjes eventuale të gripit në Kosovë, përmes 6 Instituteve rajonale.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes dhe në kuadër të bashkëpunimit me Klinikën Infektive të SHSKUK.

Prej 01 shtator 2016 deri më 31 tetor 2016 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 6168 raste të dyshimta në Grip prej të cilave janë testuar gjithsej 21 mostra.

Në Qendrën Kombëtare të Gripit – IKSHPK deri më 3 nëntor janë diagnostikuar 2 raste pozitive Influencë A(H3)v.

Në Klinikën Infektive në repartin Intensiv është i hospitalizuara 1 rast pozitiv ne Influencën A(H3)v në gjendje të rëndë shëndetësore, i njejti ka edhe sëmundje të tjera shoqeruese ka te transplantuar veshkën para 10 viteve dhe Hepatit C.

Nga bashkëpunimi rajonal me shtetet fqinje nuk ka epidemi të gripit edhepse ka raste të shtuara.

Aktualisht situata epidemiologjike është e qetë, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mund të pritet në ditët në vijim shfaqje të rasteve të gripit. Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina.

Të gjithë personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit rekomandohet të vaksinohen.

Paraqitje e sëmundjes është e obliguar me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse nr. 02-L-109 andaj të gjitha institucionet shëndetësore kanë obligim që ta paraqesin sëmundjen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

E përsërsimin rekomandimin tonë që Inspektorati shëndetësor të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me gripat e zakonshëm.

Si të mbrojmë vehten dhe të tjerët nga gripi

· Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
· Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve
· Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes.
· Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të papastruara
· Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi
· Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni
· Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit
· Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun

E drejta e juaj është ta mbroni shëndetin tuaj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H1N1 dhe është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme