Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës u ka bërë apel medieve që ta mbajnë distancën, duke shprehur po ashtu shqetësimin rreth lëvizjeve të shumta dhe grumbullimit të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende të hapura rekreative.
“Në mënyrë rigorize mbani distancën sociale për dy metra nga njëri-tjetri!”, shkruan në apelin e këtij instituti.
Instituti po ashtu ka përsëritur se ndalohen të gjitha tubimet për ahengje, ceremoni mortore dhe fetare.
“Por nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare”, shkruan në apel.