Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë serish thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia e Covid-19. Ky njoftim erdhi si pasojë e vazhdueshme e rritjeve të numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi vazhdon të jetë i lartë dhe […]
IKShPK-ja bën thirrje për zbatimin e masave për mbrojtjen nga Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë serish thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia e Covid-19.
Ky njoftim erdhi si pasojë e vazhdueshme e rritjeve të numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave ka shkruar IKSHPK’ja.
Kanë bërë thirrje që të respektohen edhe një herë rekomandimet.
- Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
- Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
- Ndalimi rigoroz i tubimeve;
- Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
- Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.











