IKShPK uron vitin e ri shkollor: Secili duhet t’i përmbush obligimet e veta

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës duke uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përmes një shkrimi në Facebook IKShPK-ja tha se secila shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës.

“Instituti Kombëtar uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022. Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi dhe mësimdhënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin e rasteve në kohë reale”, thuhet në shkrimin e tyre.

Insitututi njoftoi se rastet e dyshimta të sëmundjes te nxënësit dhe mësimdhënësit do të hulumtohen dhe gjurmohen menjeherë.

“Secili duhet të përmbushim obligimet tona: si institucione, si mësimdhënës, si nxënës dhe si prindër”, thuhet në shkrim.

Tutje, IKShPK-ja u uroi sukses të gjithë nxënësve, duke bërë thirrje për respektimin e rregullave që parandalojnë përhapjen e COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme