IKShPK: Varianti Delta po përhapet me shpejtësi, vaksinimi ulë ndjeshëm rrezikun

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar për vaksinim duke theksuar se Varianti Delta i SARS-COV-2  do të jetë lloji dominues global gjatë muajve të ardhshëm.

Njoftimi i plotë:

Varianti Delta i SARS-COV-2  tani dominues në pjesën më të madhe të Rajonit të Evropës dhe përpjekjet duhet të forcohen për të parandaluar transmetimin, paralajmëron OBSh / Evropë dhe ECDC

Varianti shqetësues Delta SARS-COV-2 po lëviz me shpejtësi në gjithë Evropën dhe tani është bërë lloji më dominues në pjesën më të madhe të rajonit bazuar në të dhëna të reja.

Të dhënat e mbikëqyrjes të raportuara në OBSh / Evropë dhe Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se mes 28 qershorit dhe 11 korrikut 2021 varianti Delta ishte dominant në 19 nga 28 vendet që raportuan informata për sekuencën gjenetike të virusit. Nga këto 19 vende, përqindja mesatare nga viruset e izoluara në vend, varianti Delta ishte 68.3%, duke tejkaluar variantin e mëparshëm dominues Alpha (22.3%) në të gjithë rajonin.

Bazuar në trendet aktuale, varianti Delta do të jetë lloji dominues global gjatë muajve të ardhshëm dhe tashmë është identifikuar në pothuajse të gjitha vendet evropiane. Ai do të vazhdojë të përhapet, duke zhvendosur qarkullimin e varianteve të tjera derisa nuk shfaqet ndonjë virus i ri më konkurrues.

Dr Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i OBSh-së / Evropë tha, “Ne jemi larg për të dal nga pyjet në kuptim të përfundimit të pandemisë dhe fatkeqësisht në shumë vende në rajonin tonë po shohim rritje të konsiderueshme të rasteve të lidhura me përhapjen të variantit shumë të transmetueshëm Delta. Përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme nga Shtetet Anëtare për të vaksinuar njerëzit në të gjithë rajonin, miliona të tjerë janë ende të pa vaksinuar dhe për këtë arsye rrezikojnë të përfundojnë në spital.

 “Lajmi i mirë është se të dhënat tregojnë qartë se marrja e dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundja e rëndë dhe vdekjes. Kur ftohen, njerëzit duhet të vaksinohen. “

Dr Andrea Ammon, Drejtori i ECDC tha, “Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të vazhdojmë të përdorim arsyen e shëndoshë për të parandaluar përhapjen e virusit. Kjo do të thotë të marrim dozën e plotë të vaksinës posa të jepet mundësia dhe të mbash distancën fizike, të pastrosh duart, të shmangësh hapësirat e mbushura me njerëz dhe të vendosësh maskën kur është e nevojshme. Këto janë masa që ne e dimë se funksionojnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Ne duhet t’i mendojmë këto si “masa kundër mbylljes” sepse ato mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes pa pasur nevojë të mbyllen pjesë të mëdha të shoqërisë.”

OBSh dhe ECDC nxisin grupet me prioritet, njerëzit e moshuar, njerëzit me sëmundje kronike dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor që të marrin  dy doza të vaksinës COVID-19 për të mbrojtur veten dhe njerëzit e pambrojtur me të cilët bien në kontakt, nga sëmundjet e rënda.

Përveç kësaj, rekomandohet fuqimisht vaksinimi i shpejtë i të gjitha grupeve që kanë të drejtë për vaksinim. Kur varianti shqetësues Delta po përhapet, do të kërkohet zbatimi intensiv i masave aktuale të shëndetit publik, përfshirë rritjen e çasjes në testim, për të kontrolluar përhapjen COVID-19, derisa progresi i vaksinimit nuk është ende mjaft i lartë në shumë vende.

Rastet e konfirmuara të COVID-19 po rriten në gjithë Evropën, me rastet e reja të COVID-19 që po rriten çdo javë për katër javët e fundit. Shkalla e përhapjes është rritur te gjitha grup moshat, por më shpejt tek 15 deri 24-vjeçarët ku është vërejtur rritje e 5-fisht nga rastet e raportuara gjatë muajit të kaluar.

Dr Kluge ka mesazh të qartë për shtetet në rajonin e Evropës që kanë lehtësuar masat shëndetin publik dhe ato sociale.

“OBSh rekomandon që vendet të rrisin çasjen në testimin pa pagesë, të zgjerojnë renditjen, të stimulojnë karantinën për kontakte dhe izolimin për rastet e konfirmuara, të forcojnë gjurmimin e kontakteve për të thyer zinxhirët e përhapjes dhe të sigurojnë që ata që janë më të rrezikuar në mesin e popullatës të vaksinohen.”

Për të ndihmuar zvogëlimin e rrezikut të infektimit me virus këtë verë, ndiqni masat praktike të OBSh Evropës Summer Sense:

Udhëtimet nuk janë pa rrezik. Udhëtimet dhe tubimet masive mund të rrisin rrezikun e marrjes dhe përhapjes së COVID-19. Nëse dëshironi të udhëtoni, mendoni a keni nevojë dhe vlerësoni rrezikun. Vendimi juaj ndihmon në përfundimin e pandemisë. Nëse vendosni të udhëtoni dhe të mblidheni, bëjeni atë në mënyrë të sigurt:

o Mos harroni 3 Këshillat – vendosni maskën, pastroni duart dhe mbani distancën tuaj.

o Vlerësoni rrezikun derë-më-derë: Nga momenti kur largoheni nga shtëpia deri kur të ktheheni, vlerësoni në çdo hap rrezikun ndaj të cilit jeni të ekspozuar dhe merrni masat e duhura paraprake. Duke pastruar shpesh duart, duke mbajtur distancën e sigurt dhe duke vendosur maskën, është dëshmuar që ju mbrojnë.

o Shmangni këto: Më shumë sesa vetë udhëtimi, është vendi që ka rëndësi. Ambientet që janë të mbyllura, të kufizuara ose të mbushura me njerëz, do t’ju vendosin në rrezik më të lartë të infektimit me COVID-19. Zgjidhni ambiente të hapura, të ajrosura, mbani të paktën një metër distancë nga të tjerët dhe vendosni maskën. Në shumë ambiente mund të jetë e pamundur të shmangen këto tri situata.

Të ngjashme