Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen kundër virusit Covid-19.
Nga IKSHPK-ja kanë alarmuar se virusi është duke u bartur shumë shpejt prej një personi tek dhjetëra persona të tjerë.
“Delta varianti po shënon shifra alarmante të përhapjes me shpejtësi në Kosovë! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët! Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Njoftimi i plotë: