Iku nga Koreja Veriore e nga burgu kinez, shpërblim 5-shifror kush e zë këtë burrë

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet kineze kanë ofruar një shpërblim me vlerën e më shumë se 23.000 dollarëve për kapjen e një burri që fillimisht kishte ikur nga Koreja Veriore dhe më pas u arratis nga një burg në qytetin verilindor kinez, Jilin.

I burgosuri i arratisur, i identifikuar si Zhu Xianjian, kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Kinë më 2013. Tri vite më vonë, ai ishte dënuar me 11 vite burgim për kalim të paligjshëm të kufirit dhe plaçkitje e më pas do të dëbohej, sipas një vlerësimi të gjykatës.

Sipas njoftimit të burgut kinez për shpërblimin e ofruar për kapjen e të arratisurit, Zhu u arratis rreth orës 6 të mbrëmjes të hënën duke kërcyer mbi një objekt afër një porte, kur të burgosurit tjerë po punonin në oborr, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Në njoftim thuhet se ofrohen 15.600 dollarë për ata që japin informata të cilat do ta ndihmojnë policinë për kapjen e të arratisurit, ndërsa shpërblimi mund të rritet në 23.400 dollarë, nëse informatat çojnë drejtpërdrejt në arrestimin e tij.

Në pamjet e publikuara nga disa medie shtetërore, i burgosuri shihet duke u ngjitur në një objekt, duke ecur mbi kulmin e tij dhe duke përdorur diçka që duket si litar për ta dëmtuar rrethojën me rrymë përreth murit të burgut, me ç’rast shihen shkëndija. Ai më pas kërcen për të kapërcyer një pengesë tjetër metali dhe zhduket pas mureve të larta përderisa të burgosurit tjerë dhe rojat shikojnë

Të ngjashme