Trajneri i ri i kombëtares, Christian Panucci duket se nuk është i rreptë vetëm me lojtarët, por edhe me gazetarët.
Këtë e ka konfirmuar Ilda Bejleri sot në “Wake Up” teksa po fliste për takimin e parë që kishte pasur me trajnerin kuqezi, bashkë me kolegë të tjerë.
Por pavarësisht kësaj, duket se Panucci i ka shkelur rregullat, pasi siç tregon edhe vetë Ilda, “nuk lejoheshin fotot”, por për moderatoren bukuroshe të “Supersport”, natyrshëm që do kishte përjashtim.